"Koha është për gratë e suksesshme", 10 mijë euro për fillimin e biznesit
Në kuadër të programit të Progresit Europian, projekt i cili i mbulon 34 komuna të Serbisë jugore dhe jugperëndimore, 40 projektet më të suksesshme të ndërmarrjeve të grave do të fitojnë nga 10.000 euro për fillimin e biznesit“, ka deklaruar bashkëpunëtorja në këtë projekt Ana Nedelkoviq.
„Dyzet projektet ndërmarrëse më të suksesshme do të fitojnë nga 10.000 euro për porositjen e pajisjeve në mënyrë që të fillojnë biznesin individual në pronësi të grave. Trajnimi do të zgjas në dy muajt e ardhshëm, konkursi do të shpallet në verë, ndërsa në vjeshtë sipërmarrjet e reja mund të fillojnë punën e tyre“, ka thënë Nedeljkoviq në sesionin e Projektit Europian në Zllatarë. Tema e këtij takimi ka qenë se si deri tek mjetet e pakthyeshme për fillimin e biznesit të grave.
Programi i Progresit Europian për tri vite financon zhvillimin e sipërmarrësisë së grave në jug dhe jugperëndim të Serbisë.
Bashkëpronarja e firmës „Novoteks“ nga Novi Varoshi, Nadezhda Kollashinac ka inkurajuar të gjitha sipërmarrëset e ardhshme që me guxim t’a fillojnë biznesin individual.
„Nuk është vështir të fillohet biznesi individual nëse keni ide dhe qëllim, veçanërisht në kohën e sotme kur ka mjaftueshëm mbështetje prej organizatave qeveritare dhe joqeveritare, të cilat janë gjithmonë të mirëseardhura“, ka thënë Kollashinac, transmeton Titulli.com.
Për mjetet e pakthyeshme financiare për fillimin e biznesit për gratë sipërmarrëse, të cilat ndahen në kuadër të projektit të Progresit Europian „Koha është për gratë e suksesshme“, mund të konkurrojnë të gjitha gratë e papunësuara të cilat janë të regjistruara në Shërbimin Nacional për Punësim dhe të cilat jetojnë në njërën nga 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e programit të Progresit Europian.
Në këto komuna bëjnë pjesë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. /Titulli.com/
>>KLIKO “Koha është për gratë e suksesshme”